Flamengo dhe River Plate pranë kualifikimit, Santos me një “këmbë” në çerekfinale!
Rezultate befasuese në 3 ndeshjet e para të raundit të 1/8-ave në Copa Libertadores. Flamengo kampion në fuqi i këtij kompeticioni arriti të shkëpuste një barazim me gola 1-1 në transfertën argjentinase ndaj Racing Club dhe do të tentojë ta mbyllë në shtëpi çështjen e kualifikimit për në çerekfinale. Golit të Fertolit për skuadrën vendase në minutën e 13-të iu kundërpërgjigj shumë shpejt, Gabriel Barbosa. Me këtë rezultat të fiksuar që në 15 minutat e para u mbyll e gjithë ndeshja. Të njëjtin rezultat regjistroi edhe River Plate në transfertën braziliane përballë Atletico Paranaense. Për kuqezinjtë brazilianë shënoi Bissoli në minutën e 57-të, ndërsa për Los Millinarios barazoi shifrat Diaz në minutën e 90-të. Hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në çerekfinale ndërkohë Santos që triumfoi 1-2 në ndeshjen e vajtjes në transfertë ndaj ekuadorianëve të Liga de Quito.



