Kategoria Superiore

Adili: Kam ëndërr të arrij diçka me Vllazninë, te Shkëndija nuk i respektojnë lojtarët

Mevlan Adili është shndërruar në liderin e Vllaznisë dhe sot ishte i pari në çdo top që shkonte në zonën e kuqebluve, Në përfundim të ndeshjes, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli”, ku foli për planet me Vllazninë, por edhe nostalgjinë për Shkëndijën.

Sa e vështirë ishte të shmangnit humben sot në Durrës?
E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe se nuk mund të vinim e të luanim hapur ndaj Teutës. Mendoj se luajtëm mirë, nuk u lamë shumë mundësi kundërshtarëve dhe nga ana tjetër, edhe ne patëm rastet tona për shënim. E di rëndësinë e Vllaznisë dhe tifozërinë që ajo ka. Më vjen keq që luhet pa tifozë, pasi me publik jep 20% më shumë gjithmonë.

E ëndërroni një titull me Vllazninë?
Flitet shumë për titull dhe e kam ëndërr të bëj diçka me Vllazninë, por kampionati është ende shumë i gjatë dhe na pret shumë punë përpara. Ka shumë skuadra që nuk e kanë nisur mirë sezonin, por janë aty dhe do të kthehen shumë shpejt.

Ju vjen keq që Shkëndija është eliminuar nga Sileksi?
Si është vendi, bëhet edhe kuvendi. Nuk i kanë respektuar lojtarët, pasi kemi Ibraimin, që nuk është vlerësuar maksimalisht se ai është nga Tetova. Nëse nuk i vlerëson futbollistët, jo vetëm nga Sileksi, por dhe nga një ekip më i dobët eliminohesh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency