“Do e fitosh edhe këtë betejë kampion”, zbulohet mesazhi i Partizanit për Gegën!
Mëngjesin e së mërkurës Skënder Gega u dërgua me urgjencë drejt Turqisë pasi për shkak të infektimit me COVID-19, gjëndja e tij shëndetësore u përkeqësua. Mesazhet që kanë mbrritur në drejtim të Gegës që i urojnë shërim të shpejtë dhe rikthimin e tij të menjëhershëm në fushat e futbollit kanë qenë të shumta duke filluar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka për të vijuar me presidentin e Kukësit Safet Gjici etj. Por kurrësesi nuk mund të mungonte një dedikim i klubit të Partizanit për trajnerin që i shpalli kampion të kuqtë pas plot 26 vitesh.
“Familja e Partizanit i uron Skënder Gegës shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushat e lojës. Jemi të gjithë me ty në këto momente të vështira. Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, shkruhet në postim.



