Koronavirusi prek kombëtaren e femrave, infektohet trajneri Grima!
Koronavirusi prek edhe kombëtaren shqiptare të femrave. Trajneri Armir Grima ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij. Pozitive ka rezultuar edhe futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik Alban Shala. Vajzat e kombëtares do të zbresin nesër në fushën e Loro Boriçit për ndeshjen ndaj Qipros, ndërsa tekniku shkodran ditën e sotme kishte planifikuar konferencën për shtyp.Mirëpo, tashmë planet kanë ndryshuar dhe konferenca detyrimisht është anuluar, ndërsa Grima nuk mund të jetë në drejtimin e skuadrës nesër duke qenë se është izoluar menjëherë për të shmangur përhapjen e virusit. Tashmë te kombëtarja shqiptare e femrave po kryqëzojnë gishtat që mos jetë prekur edhe ndonjë tjetër futbolliste nga COVID-19.



