Serie A

Atalanta pa “busull” në kampionat, mposhtet nga Verona!

Atalanta zhvlerëson fitoren fantastike që arriti në Champions League ndaj Liverpoolit brenda në Anfield Road me një humbje në shtëpi në javën e 9-të të Serie A ndaj Veronas me shifrat 0-2. Shkoi në 3 numri i ndeshjeve pa fitore në kampionat për skuadrën e Gasperinit që ra përballë Hellas në pjesën e dytë të takimit me Veronën që shënoi fillimisht me portugezin Miguel Veloso me penallti dhe më pas me Zaccagnin. Me këtë disfatë Atalanta mbeti në vendin e 9-të në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Verona e Juric mori suksesin e 4-t në këtë kampionat dhe u ngjit në vendin e 6-të në kuotën e 15 pikëve, duke parakaluar dhe Atalantën në renditje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency