Pogba larg Manchester United, Juventusi destinacioni më i mundshëm
Paul Pogba dhe Ole Gunnar Solskjaer (sipas Daily Mail) u ballafaquan pas eliminimit të United nga Champions League (“Djajtë e Kuq” u mposht nga Leipzig), me tone civile me francezin që i konfirmoi trajnerit të gjithë angazhimin e tij për sa kohë që ai do të veshë fanellën e kuqe, por duke i bërë gjithashtu të ditur se ai dëshiron të largohej nga Manchesteri që në merkaton e janarit. Shumë të dhëna çojnë në kthimin e tij në Torino.
Një ditë më parë Pogba vendosi të ndiqte Juventusin në Instagram. Për shumë është një shenjë e qartë e interesit të tij për t’u kthyer në Torino. Këtu duhet të shtohen deklaratat e menaxherit të futbollistit, Mino Raiola i cili, pasi konfirmoi dëshirën e klientit të tij për të lënë Premier League-n, përcaktoi të ardhmen te bardhezinjtë si “të mundshme”.
Gjithçka do të varet, në çdo rast, nga vlerësimi i vetë lojtarit. Në një moment kaq të veçantë dhe të vështirë ekonomik, është e vështirë të mendosh që në Torino mezi po presin blerjen e Pogbasë.
Kjo është arsyeja pse në ditët e fundit është mbështetur ideja e përfshirjes së Dybalas në negociatat e mundshme për kampionin e botës.
Hipoteza tjetër është ajo që e çon Pogbanë në Madrid. Nuk është mister që Zidane do ta donte bashkatdhetarin e tij te Reali, por operacioni “Camavinga”, i cili është 9 vjet më i ri se Pogba, mund të frenojë transferimin e 27-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”.



