Premier League

Wijnaldum refuzon rinovimin, Liverpool përgatit një tjetër ofertë!

E ardhmja e Georgino Wijnaldum vazhdon të jetë në pikëpyetje. Liverpool i ka ofruar sërish rinovimin mesfushorit holandez por 30-vjeçari ka refuzuar. Gjatë kësaj periudhe mesfushori është cilësuar si një objektiv i Barcelonës dhe trajnerit aktual Ronald Koeman dhe Liverpool ka nxituar ta bindë. Gjithsesi për momentin ka një ngërç. Sky Sports News raporton se 30-vjeçari tashmë e ka një propozim zyrtar në tavolinë, por marrëveshja e ofruar nuk i pëlqen. Wijnaldum dëshiron të përfitojë sa lojtarët më të paguar të skuadrës dhe kështu Liverpool duhet të mendojë për një ofertë tjetër. Përveç Barcelonës interes për Wijnaldum ka shfaqur edhe Interi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency