Bushi konfirmohet te Shpresat, FSHF emëron trajnerët e moshave
Federata Shqiptare e Futbollit ka emëruar trajnerët e skuadrave të moshave të Kombëtares Shqiptare, duke nisur që nga ekipi Shpresa e deri te Shqipëria U15.
Kështu te Shqipëria U21 është konfirmuar sërish trajneri Alban Bushi, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë vitet e fundit, duke furnizuar skuadrën e parë me futbollistë të shumtë sidomos në dy edicionet e fundit.
Ndërkohë te Shqipëria U20 është emëruar Iljaz Haxhiraj, e një brez më poshtë, te përfaqësuesja e 19-vjeçarëve është emëruar shkodrani Armando Cungu, i cili ishte i papunë që prej largimit nga pankina e Laçit.
Ja lista e plotë e trajnerëve te moshave te Shqipëria:
Shqipëria U21 – Alban Bushi
Shqipëria U20 – Iljaz Haxhiraj
Shqipëria U19 – Armando Cungu
Shqipëria U18 – Ardi Behari
Shqipëria U17 – Ervin Bulku
Shqipëria U16 – Agron Kërçova
Shqipëria U15 – Armand Dama



