Kupa e Italisë

Napoli konfirmon dëmtimin e Hysajt, zbulohet arsyeja e zëvendësimit!

Zbulohet arsyeja se përse Elseid Hysaj u zëvendësua në minutën e 42-të të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Napolit që përfundoi me fitoren 3-1 të bergamaskëve rezultat që çoi në finale skuadrën e Gasperinit. Zëvendësimi i mbrojtësit shqiptar me Mario Ruin nuk kishte të bënte me një zgjedhje teknike të trajnerit Gattuso por me një dëmtim muskular të pësuar nga Hysaj të cilin e ka bërë të ditur vetë klubi i kaltër. Në komunikatën e Napolit shkruhet që Hysaj ka probleme në pulpën e këmbës së majtë. Këtë të enjte kuqeziu do t’u nënshtrohet analizave të detajuara të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.Rikuperimi i muskulit të pulpës varion nga 3 ditë deri në 6 javë në varësi të shkallës së dëmtimit. Mbetet për t’u parë sesa do t’i mungojë Elsi Hysaj, Napolit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency