Meret alternativa e Interit për të zëvendësuar Handanovic!
Interi vazhdon të studiojë alternativat për të gjetur pasuesin e Samir Handanovic. Sëfundmi emri që ka dalë në skenë është ai i Alex Meret, portieri i Napolit i cili në ndeshjet e fundit ka humbur vendin e titullarit me Gattuson që preferon Ospinan. Interi prej kohësh interesohet për Meret i cili është vetëm 23-vjeç dhe e ka treguar veten në nivele të larta prandaj konsiderohet si një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar Handanovic, i cili ka mbushur 36-vjeç dhe mosha është shkaku kryesor që klubi duhet t’i gjejë një zëvendësues.



