Kategoria Superiore

Tetova: Mungesat të rëndësishme,  Behiratche s’iu përgjigj plotësisht detyrave

Zëvendëstrajneri Edlir Tetova, i cili ishte në stolin e Tiranës në humbjen me Teutën për shkak të mungesës së Orges Shehit (i infektuar me Koronavirus), në lidhjen e drejtpërdrejtë me “Gol pas Goli”, duke theksuar se edhe në këtë sfidë ndikuan mungesat e shumta.

“Ndeshja filloi pak keq, sepse u ngushtuam në mbrojtje, por në kalimin e minutave u shtuam në sulm dhe rrezikuam me Muçin. Pas kartonit të kuq më pas gjithçka foli për Teutën.

Mungesat ishin shumë të rëndësishme edhe sot, e patë. Kishim në lojë Behiratche, që nuk iu përgjigj plotësisht detyrave, por është forcë për të ardhmen. Ndeshjen e parë me Kukësin pësuam gol nga një episod, nuk janë njësoj të gjitha ndeshjet.

Ne do të tentojmë të marrim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje. 10 pikë janë shumë dhe me ardhjen e lojtarëve të dëmtuar, plotësohemi.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency