Kategoria Superiore

Lorenco Vila: Asisti i Bregut i mrekullueshëm, të vazhdojmë kështu

Vendimtar me golin që i dha fitoren Teutës ndaj Tiranës, Lorenco Vila u përzgjodh më i miri i ndeshjes. Në prononcimin në “Gol pas Goli”, talenti dyrrsak ndan meritat me pjesën tjetër të skuadrës.

“Jam shumë i lumtur për golin, por më i lumtur jam për 3 pikët. Falënderoj gjithë ekipin, në veçanti Dejvi Bregun, për atë asist të mrekullueshëm që më dha. Ai e kuptoi lëvizjen time dhe më dha një top të shkëlqyer. Trajneri Martini ma kërkon shumë këtë veprim, që të futem mes 2 qendërmbrojtësve.

Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi marrë 3 fitore radhazi. Duhet të harrojmë ndeshjen me Tiranën dhe të jemi të vëmendshëm në 2 ndeshjet që vijnë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency