Eredivisie

PSV ngec ndaj Feyenoord, Vitesse merr fitoren e tretë radhazi

PSV Eindhoven humbi një mundësi për t’iu afruar Ajaxit kryesues, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi përballë Feyenoord. Këta të fundit gjetën golin e avantazhit në minutën e 15 të ndeshjes me anë të Berghuis.

Megjithatë vendasit reaguan mirë dhe pas disa mundësish, rikthyen baraspeshën me sulmuesin Malen në minutën e 38’. Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar dhe me raste shënimi për PSV-në, por topi nuk përfundoi në rrjetë dhe dy skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.

Merr fitoren e tretë radhazi edhe Vitesse e Armando Brojës, që triumfoi me shifrat 1-3 në transfertën ndaj Utrechtit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte titullar, por nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje, ndërsa më pas u zëvendësua në minutën e 71-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency