Serie B

Berishës i ndryshon trajneri, Spal ia beson pankinën Rastellit

Pasquale Marino nuk është më trajner i Spalit. Lajmin e ka dhënë vetë klubi italian që militon në Serinë B, teksa fatale për teknikun ka qenë humbja 3-0 në sfidën në transfertë ndaj Pisa-s të hënën.

Trajneri i ri është emëruar menjëherë pasditen e sotme dhe do të jetë Massimo Rastelli, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Rastelli 42-vjeçar ka drejtuar disa skuadra në ligat e ulëta të futbollit në Itali, teksa eksperiencën më të rëndësishme ka atë në pankinën e Cagliarit në periudhën 2015-2017.

Te Spali militon edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe skuadra synon ngjitjen në Serinë A, teksa aktualisht pozicionohet në zonën Play Off të renditjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency