Kupa e Shqipërisë

Memelli: Kualifikim që na rrit psikologjikisht, por objektiv kemi mbijetesën

Përballë Dinamos, një kundërshtari që mund t’i marrë vendin në Superiore sezonin e ardhshëm, Skënderbeu ia doli të triumfojë 1-3 dhe të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Tekniku i korçarëve, Migen Memelli u shfaq mjaft i lumtur me paraqitjen e të tijve dhe kualifikimin, por shtoi se objektivi primar i Skënderbeut mbetet mbijetesa në Superiore dhe kërkoi një sforco për 12 ndeshjet e mbetura.

Një kualifikim mjaft i rëndësishëm, ndaj kundërshtarit më të lehtë të mundshëm në këtë fazë….
Duke parë kundërshtarët e mundshëm, natyrisht që Dinamo ishte më e mira për ne, por që e vlerësuam maksimalisht, pasi donim të merrnim edhe një bonus psikologjik për ndeshjen e fundjavës. E interpretuam mirë ndeshjen dhe arritëm ta vëmë nën kontroll, ndonëse sot u dhamë mundësi të luajnë edhe lojtarët që janë aktivizuar shumë pak në kampionat.

Rotacioni ishte për të menduar edhe për Apoloninë?
Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën, por gjithsesi hodhëm 60-70% të titullarëve. Në këto ndeshje është e vështirë të bësh rotacion, pasi bie edhe forma e lojtarëve. Megjithatë jam i kënaqur me paraqitjen e sotme dhe u uroj suksese djemve.

Kujt do doje t’i kushtoje më shumë rëndësi?
Nuk e di si do të na bjerë shorti në gjysmëfinale, por objektivi ynë primar është mbijetesa. Nuk e di a do të sakrifikoja finalen e Kupës për mbijetesën, por dihet që qëndrimi në elitë është objektivi ynë kryesor. Kam besim te lojtarët dhe mund t’ia dalim, por kemi nevojë për pak fat dhe pak sforco më shumë në 12 javët e mbetura.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency