Kategoria Superiore

Daja: Pse nuk gabojnë gjyqtarët në favorin tonë?!

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, në komunikimin me panelistët e “Gol pas Goli” e nisi diskutimit me gabimet e gjyqtarëve, që sipas tij nuk po ndodhin në favor të të kuqve.

“Edhe kur ka mbaruar ndeshja në Laç, ku ishin shumë skuadra, jam marrë me arbitrin sepse më keni pyetur dhe jam përgjigjur. Ajo që do të thosha, është se gabojnë të gjithë, edhe arbitrat. Ajo që them unë, është: Pse nuk gabohet një herë në favorin tonë? gjithsesi, nuk dua ta ngatërroj ndeshjen me arbitrimin, pasi ka ekspertë në FSHF që e shohin 30 herë dhe sërish i japin të drejtë arbitrave”.

Barazimi me Teutën: “Besoj se kemi bërë një pjesë të parë goxha të mirë, kemi ndier në disa minuta presionin e Teutës, për vetë faktin që kemi shpenzuar shumë energji në 120 minuta në Kupë. Përveç kësaj, prishëm dhe pak ekuilibrat në mesin e fushës, me zhvendosjet e panevojshme të Bardhit dhe Muratajt. Gjithsesi, ekipi bëri mirë sot dhe provoi gjithçka kundër një rivali të fortë si Teuta dhe si përfundim, kemi dhe një gol të mohuar, siç e thatë dhe ju. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, t’i marrim ndeshjet në vazhdim si finale”.

Gara e titullit: “Diferencën e kemi bërë deri tani. Në start të kampionatit, nuk na llogariti askush për titull, për shkak të problematikave që kishim. Por jemi sërish një nga ekipet që do të luftojnë deri në fund për marrjen e trofeut”.

Barazimet me rivalët: “Në raport me kundërshtarët, pavarësisht se nuk i kemi mundur, kemi bërë mirë. Me Teutën kemi tri barazime, kemi vetëm 2 humbje, kundër Vllaznisë dhe Laçin, me të cilat kemi ndeshje sërish dhe mund ta rregullojmë bilancin”.

Sulmi i Partizanit: “Çinari, në përgjithësi, ka kërkuar topat në thellësi, që do të thotë se dy mesfushorët do të kishin më shumë hapësira. Unë do t’i përgëzoj lojtarët dhe do t’i justifikoj, pasi kemi pasur vetëm një ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Kemi lojtarë të mirë që i kapin mirë zonat e sulmit. Kishim 3-4 aksione ku mund të shënonim dhe të fitonim. Megjithatë, jam i kënaqur nga ekipi, nga djemtë. Kemi dy javë që mund të na japin më shumë energji dhe do të na rikthehen të gatshëm 100% Junior dhe Ferhan Hasani. Gjithsesi, deri më tani kemi marrë atë që kemi merituar.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency