Kombëtare

Uzunit i mungon shënjestra, Kane dhe Mount i japin fitoren Anglisë në Air Albania!

Asgjë e jashtëzakonshme, asgjë për t’u mbjatur mend përveç një rasti të mirë të humbur nga Uzuni përballë Anglisë me Shqipërinë e Edi Rejas që u mposht 0-2 në Air Albania nga “tre luanët” duke mbetur në kuotën e 3 pikëve në grupin I. 2 gola nga Kane dhe Mount por edhe një traversë dhe një shtyllë nga Kane dhe Foden në sfidën e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar për Anglinë e Southgate që u tregua racionale duke marrë tre pikë të rëndësishme në garën për një biletë në Katar 2022. Ndryshimet e shumta në formacion që kishte bërë Reja nuk sollën asnjë risi te kuqezinjtë me Veselin, Memollën e Laçin e Uzunin që ishin poshtë pritshmërive ndërsa diçka më mirë bëri Broja që gjithsesi nuk krijoi ndonjë rast të pastër për shënim. Kane në të 39-ën me kokë pasi i vodhi kohën Veselit dhe Mount në të 63-ën vendosën fatet e këtij takimi në një ndeshje që Shqipëria nuk goditi asnjëherë portën e Pope, ndërsa Uzuni shpërdoroi golin e sigurt në minutën e 13-të duke goditur mbi traversë në rastin më të mirë të kuqezinjëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency