Hysaj: Me Anglinë nuk të lejohet të humbësh raste, nuk kishim shpejtësi!
Elseid Hysaj në analizën që i bëri humbjes ndaj Anglisë në mikrofonin e Supersport deklaroi:
“Treguam që në minutat e para që edhe ne po luanim. Janë disa raste, që me Anglinë nuk mund t’i humbësh dhe ne nuk e bëmë. Ishte skemë e mirë e sotmja, Anglia e kishte shumë të vështirë të krijonte raste të pastra për të shënuar. Te goli është një rast kur çdokush mendon një zgjidhje, dikush e humbet dhe dikush e bën mirë. Duhet të ishim më të shpejtë për të mbyllur hapësirat për të mos i lënë të krosojnë”, u shpreh Hysaj.



