Kategoria Superiore

Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, Skënderbeu i Memellit beson te mbijetesa

Migen Memelli e morri drejtimin e Skënderbeut pas javës së 17-të dhe deri në atë çast skuadra kishte fituar dy ndeshje, por në 9 takime nën drejtimin e pogradecarit në Superiore, kanë ardhur më shumë fitore se sa në gjithë pjesën tjetër të kampionatit.

Skënderbeu ka fituar 3 ndeshje dhe vijon të luftojë për të qëndruar në elitë, në një kohë që mposhti Dinamon në çerekfinalet e Kupës, duke arritur mes 4 më të mirave në kompeticionin e dytë kombëtar.

Thuajse pas çdo ndeshjeje kishte një thirrje për lojtarët e tij për të mos u dorëzuar dhe me sa duket futbollistët e kanë dëgjuar trajnerin e tyre. Në 5 ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe Kupën, Skënderbeu ka fituar 4 dhe të paktën shifrat i shkojnë përshtat atij ekipi të artë që fitoi gjithçka.

Rruga drejt mbijetesës është e vështirë sepse distanca me zonën play-out është 4 pikë dhe për fatin e keq të bardhekuqve, ecuria e tyre shumë e mirë përkoi edhe me performancat tej mase pozitive të Bylisit, gjithsesi ky Skënderbe me lojtarë të rinj në moshë meriton respekt për shpirtin luftarak, për dëshirën për të mos u dorëzuar edhe atëherë kur u duk se fati ishte i shënuar për atë ekip që shkroi historinë me dy pjesëmarrje në grupet e Europa Leagues.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency