Futboll

Gjilani fiton me goleadë, shënojnë 3-ish lojtarë të Teutës!

Java e 27-të e Ipko Superligës së Kosovës u mbyll me fitoren e thellë të Gjilanit. Skuadra e Ismet Munishit e mbylli në mënyrën më të mirë fazën e tretë të kampionatit duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Besën e Pejës, që renditet në vendin e fundit dhe e ka prerë biletën për një kategori më poshtë. Gjilani ndërkohë me këtë fitore u ngjit në kuotën e 40 pikëve, duke blinduar vendin e 4-t në kampionat. Çyrbja dhe Useini shënuan në pjesën e parë për Gjilanin fraksion që u mbyll me avantazhin 2-1 të “skifeterave”, ndërkohë që në fraksionin e dytë realizuan edhe Progni, Hila e Razak për fitoren finale me shifrat 5-1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency