Schalke fiton pas 12 ndeshjes, Mainzi triumfon në sfidën e mbijetesës me Kolnin
Schalke 04, e fundit në renditjen e Bundesligës dhe me mundësi vetëm matematikore për të mbijetuar në elitën e futbollit gjerman, u rikthye te fitorja në kampionat pas 12 ndeshjes, ecuri gjatë së cilës kishte pësuar plot 9 humbje dhe barazuar tri herë. “Blutë Mbretërorë” mposhtën Ausgburgun në “Veltins Arena” me rezultat minimal, duke ndezur një shkëndijë që më shumë vlen për moral në këtë pjesë të fundit të Bundesligës. Golin e vetëm të takimin e realizoi Serdar në minutën e katërt, duke shfrytëzuar në maksimum mundësinë që iu dha.
Mjaft interesante për garën e mbijetesës ishte edhe përballja mes Kolnit dhe Mainzit, që u mbyll me fitoren 2-3 të miqve. Boetius zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, por vendësit kthyen ekuilibrat në rezultat në fundit e fraksionit hapës me Dudan, që ezekutoi saktësisht një 11-metërsh.
Skhiri kaloi në epërsi Kolnin në të 61-tën, por vetëm pak minuta më vonë Mainzi barazoi me Onisiwo dhe në minutën e parë shtesë gjeti edhe golin e fitores me Barreiron. Tri pikë të vyera për Mainzin, që largohet jo vetëm nga zona e rënies direkt, por edhe nga vendi i 16-të, që luan në play off.



