Lajme

Letra e hapur e Dukës: Manipuluesit e zgjedhjeve do të kallëzohen penalisht në Gjykatë

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar përpara asamblesë zgjedhore. Presidenti Armand Duka, nëpërmjet një letre të hapur, kujtoi se caktimi i datës së zhvillimit të Asamblesë në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, pra vetëm 7 ditë përpara datës 25 prill, është një veprim që synon të ndikojë politikisht në rezultatin e tyre.

Kre i FSHF-së shton më tej ka kundërshtuar përfshirjen në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e PS. Sipas tij, ky është një politizim i hapur dhe shumë i dëmshëm për një organizatë sportive, që në statutin e saj përcaktohet si apolitike. Është e qartë që edhe vetëm kandidimi i një personi me pozicionim të qartë partiak është një faj i rëndë.

Opinioni sportiv është njohur me tentativën e një komisioni anonim, që kërkon të ndikojë në procesin zgjedhor duke përjashtuar nga kandidimi dhe votimi individë dhe 23 federata anëtare të KOKSH-it. Kjo është një tentativë jostatutore që synon të ndryshojë votuesit dhe listën e kandidatëve për t’i hapur rrugë manipulimit të zgjedhjeve. FSHF, lexohet më tej në letrën e Dukës, dëshiron t’ua bëjë të qartë iniciatorëve të këtyre veprimeve se, nëse vazhdojnë me këto veprime, do të kallzohen penalisht në gjykatë.

FSHF i fton të gjithë anëtarët e KOKSH-it që të përdorin të drejtën e tyre të votimit për të ndryshuar historinë e deritanishme të kësaj organizate dhe për ta rikthyer atë në rrugën e ligjshmërisë. Nëse dikush mendon se mund të përdorë presionin politik mbi anëtarët e Asamblesë apo manipulojë zgjedhjet, atëherë le të bëhemi bashkë për të treguar forcën dhe vullnetin tonë në dobi të sportit dhe drejtësisë, vijon më tek presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

KOKSH është organizata jonë dhe jo e atyre që e kanë marrë peng politikisht dhe duan ta mbajnë peng edhe në të ardhmen.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency