Champions League

Liverpooli dhe Dortmundi nuk ia dalin, Reali e City në gjysmëfinale

Nuk ka surpriza në dy përballjet e fundit çerekfinale të Championsin League. Real Madridi dhe Manchester City kualifikohen në gjysmëfinale ku do të përplasen respektivisht “Los Blancos” me Chelsea-n dhe Citizens me PSG-në.

Skuadra e Zinedine Zidane, rekordmene e titujve të fituar në këtë kompeticion madhor për klube, barazoi 0-0 në “Anfield” ndaj Liverpoolit dhe falë suksesit 3-1 në ndeshjen e parë avancon në raundin e parafundit të turneut.

Nuk gabon as Manchester City, që mposhti më përmbysje 1-2 Borussian e Dortmundit në “Signal Iduna Park”. Me të njëjtin rezultat ekipi i Guardiolës kishte triumfuar edhe në takimin e parë në “Etihad”. Bellingham zhbllokoi rezultatin në favor të verdhezinjve në pjesën e parë, por Citizens kthyen gjithçka në favorin e tyre në fraksionin e dytë me golat e Mahrez dhe Foden.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency