Projekohet shkëmbi Rabiot-Telles, në aksin Juve-Manchester!
E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë në Premier League. Mesfushori, i cili iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit dhe me shumë mundësi ai do të largohet gjatë merkatos së verës. 26-vjeçari ndiqet me interes nga Manchester United, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjær, i cili kërkon të përforcojë repartin e mesit të fushës. Për të arritur te kartoni i francezit, “Djajtë e Kuq” janë gati t’i ofrojnë “zonjës së vjetër” në shkëmbim kartonin e mbrojtësit Alex Telles.



