Kategoria Superiore

Kastrioti-Laçi, aty ku rivaliteti ka përmasat e një derbi!

Kastrioti-Laçi ka patur gjithmonë përmasat e një derbi, dy skuadra me jo shumë histori në futbollin shqiptar që synonin te ishin një realitet, Laçi i‘a doli sepse fitoi 2 Kupa dhe 1 Superkupë dhe ka marre pjesë disa here rradhazi në kompeticionet europiane, kurse Kastrioti ende nuk i‘a ka dalë të imitojë si duhet rivalët. Sfida e kësaj të shtune do të jetë shumë e rëndësishme. Krutanët po kalojnë çastin më të vështirë të sezonit. 6 ndeshje pa fitore, dhe vetëm nje sukses në 10 ndeshjet e fundit kanë bërë që Kastrioti të jetë i përfshirë në ethet e play-outit.

Humbja ndaj Partizanit ishte e dyta rradhazi teksa në dy takimet e fundit kjo skuader ka pësuar 6 gola duke shënuar vetëm 1. Lajmi më i mirë për Ndreun është rikthimi i mundshëm i Devid da Silvas. Autori i 9 golave në kampionat mungon nga humbja me Vllazninë më 21 mars dhe kjo sigurisht qe ka ndikuar në ecurinë e ekipit.

Ndërkaq Laçi pas 3 humbjeve në 4 ndeshje ku erdhi edhe eliminimi nga Kupa, i‘a doli të rigjente fitoren kundër Bylisit, 3 pikë që qetësuan pak ujërat tek bardhezinjtë. Diferenca me Teutën kryesuese është 4 pikë dhe hapësira e kurbinasve për të gabuar është ngushëtuar shumë. Trajneri Shpëtim Duro shpreson të ketë në dispozicion Kyrian Nwabuezen që ka munguar për shkak dëmtimi, e njëjta situatë edhe me Mazrekajn. Rikthehet nga pezullimi Regi Lushkja. Laçi ka humbur vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit të drejtpërdrejta kundër Kastriotit, pikërisht në fazën e dytë dhe do të kerkojë të marrë maksimumin në Kamzë, dhe perballë është një kundërshtar që gjithashtu pretendon vetëm fitoren për të risjellë pak qetësi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency