Eredivisie

Broja në superformë, realizon sërish për Vitessen!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, vazhdon të tregojë formën e tij të mirë me klubin në kampionatin holandez, teksa ndihmoi Vitesse-n të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Zwolle-s këtë të shtunë. Talenti shqiptar ka marrë një pasim në kufijtë e pozicionit jashtë loje, duke u shkëputur me vrull dhe pasi u paraqit i vetëm me portierin kundërshtar e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë me të djathtën. Goli i tij kaloi në avantazh Vitesse-n në minutën e 27-të, ndërsa në startin e pjesës së dytë shënoi sërish, por gjyqtari e anuloi golin e tij pasi u konsultua me sistemin VAR për shkak të një prekje të topit me dorë. 

Bëhet fjalë për golin e 11-të sezonal për Armando Brojën, me 10 të realizuar në kampionat dhe 1 në Kupë.Shqiptari është vlerësuar me notën 7.4 në këtë takim duke qenë mes të mirëve në fushë për klubin e tij. Sulmuesi është aktivizuar në 27 ndeshje me Vitesse-n këtë sezon dhe ka një mesatare prej 1 goli në 174 minuta, duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë sezon të parë në kampionatin holandez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency