Serie A

7 gola në kryeqytet, Lazio mposht Genoan dhe afrohet me zonën Champions!

Gola dhe spektakël në sfidën që hapi të dielën e Serie A mes Lazios dhe Genoas, ndeshje që u fitua me rezultatin 4-3 nga skuadra e Simone Inzaghit, me Lazion që mori një sukses me shumë peshë në garën për një vend në zonën Champions. Deri 10 minuta para fundit të kohës së rregullt rezultoi gjithçka e lehtë për bardhekaltrit që dominuan me lojë dhe rezultat. Joaquin Correa dhe Ciro Immobile me penallti shënuan në pjesën e parë për Lazion, ndërkohë që autogoli i Marusic në sekondat e para të pjesës së dytë u duk sikur rihapi sfidën, por shumë shpejt Luis Alberto me një supergol dhe sërish Correa e ngritën rezultatin në 4-1 në favor të kryeqytetase. Por Genoaa nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe Scamacca e Shomudorov në minutat 80-të dhe 81-të shënuan dy gola të shpejtë duke i bërë minutat e fundit drithëruese për Lazion që gjithsesi arriti të ruante avantazhin e një goli dhe mori tre pikë të arta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency