Kategoria Superiore

Kosta Vangjeli: Kemi shumë besim, do të mbijetojmë

Goli i Kosta Vangjelit i dha goditjen përfundimtare Kastriotit. Futbollisti korçar, në prononcimin në “Gol pas Goli” u shpreh i bindur për arritjen e objektivit.

“Nuk kam asnjë lidhje me Kristi Vangjelin, është koincidencë. Stafi teknik na kishte dhënë qetësi dhe siguri në këtë ndeshje. Ishim të bindur që të futeshim dhe do të merrnim 3 pikë. Kemi shumë besim që do të mbijetojmë. Çdo ndeshje hyjmë për të marrë maksimumin. Shpresoj që të marrim në vazhdimësi fitore të tjera.

Kemi një grup shumë të fortë, jemi të gjithë bashkë. Na dallojnë aftësitë që kemi në grup. Besoj se luajmë futboll më të bukur se ekipet e tjera, si Bylis dhe Kastrioti”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency