UEFA vendos: Finalja e Championsit në “Estadio do Dragao”
Finalja e Champions League nuk do të luhet në Stamboll, sikurse ishte përcaktuar më herët. Për shkak të situatave të reja të krijuara nga pandemia dhe nga fakti që janë kualifikuar dy skuadra angleze, sfida që do të përcaktojë fituesin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të zhvillohet në “Estádio do Dragão” të Portos, më 29 maj.
Vendimi është zyrtarizuar nga UEFA, që ka përcaktuar gjithashtu numrin e tifozëve të pranishëm në këtë finale. Nga 12 mijë në total, Manchester City me Chelsea-n do të ndajnë nga 6 mijë ndenjëse.



