Xavi Hernandez firmos kontratën e re me Al Sadd
Tani është zyrtare. Xavi Hernandez ka hedhur firmën në kontratën e re që do ta mbajë tek Al Sadd edhe për dy sezone të tjera. Trajneri spanjoll drejton klubin katariot që prej vitit 2019 dhe ka arritur t’i dhurojë këto sezone 5 trofe në kompeticionet vendase. Edhe pse rinovoi marrëveshjen, 41-vjeçari nuk e ka fshehur kurrë objektivin për të drejtuar Barcelonën, ndaj dhe në kontratën e re që ka firmosur ndodhet një klauzolë që e liron atë falas nga Al Sadd nëse merr një ofertë për të drejtuar klubin katalanas.



