Kupa e Gjermanisë

Dortmundi “shpartallon” Leipzig, për trofeun e 5-të në histori në Kupën e Gjermanisë!

Në Olympiastadion të Berlinit feston Borussia e Dortmundit. Verdhezinjtë e Edin Terzic mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 Leipzigun në një ndeshje të luajtur më mirë që nga fillimi nga Dortmundi që fitoi trofeun e 5-të në histori në Kupën e Gjermanisë. Anglezi Jadon Sancho hapi serinë e golave duke zhbllokuar shifrat pas vetëm 5 minutash lojë. Në pjesën e parë Dortmundi realizoi edhe 2 herë të tjera me Haaland dhe sërish Sanchon, duke shkuar në pushim me fitoren në xhep. Në pjesën e dytë Leipzig u përpoq të bënte diçka por vetëm një gol me Dani Olmon në minutën e 71-të ishte shumë pak. Haaland i cili rezultoi edhe lojtari i ndeshjes realizoi dhe të 4-in për Dortmundin në minutën e 87-të për suksesin final 4-1. Një fitore e madhe për verdhezinjtë që ngritën lart trofeun e 5-të në histori në Kupën e Gjermanisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency