Premier League

Leeds mban gjallë ëndrrën europiane, paqe në Man. United-Fulham

Një javë para fundit të kampionatit anglez, Leeds United vijon përpjekjet për të siguruar një vend në zonën europiane të renditjes, teksa mbrëmjen e sotme ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Southamptonit.

Me vendasit të pamotivuar, pasi nuk kanë më asnjë pretendim të mbetur këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Marselo Bielsa zhbllokoi ndeshjen në minutën e 73-të me anë të Bamford, ndërsa në shtesë vulosi gjithçka Robert.

Një sfidë pa interes sportiv ishte ajo mes Manchester United dhe Fulham, me të parët që kanë siguruar një vend në zonën Champions dhe miqtë që sezonin e ardhshëm do të garojnë sërish në Championship.

“Djajtë e kuq” zhbllokuan sfidën në minutën e 15’ me një gol spektakolar të sulmuesit uruguaian Edinson Cavani, ndërsa Fulham riktheu baraspeshën me Bryan në minutën e 76’ dhe më pas rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency