Serie A

E ardhmja e Insignes në pikëpyetje, Napoli e nxjerr në shitje!

Vazhdon të mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Lorenzo Insigne te Napoli. Sipas mediave italiane, palët nuk kanë përcaktuar ende një datë për t’u ulur në tavolinë dhe për të diskutuar të ardhmen e futbollistit. Po sipas raportimeve të mediave, mes 29-vjeçarit, i cili kërkohet nga klube të tjera europiane, dhe drejtuesve të klubit është krijuar një distancë, që me shumë mundësi mund të çojë në largimin e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në 2022. Për të mos e humbur futbollistin me parameter zero vitin e ardhshëm drejtuesit e klubit të kaltër janë të hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency