Merkato

Nuk po rinovon me Milanin, Raiola ia ofron Donnarumman Barçës!

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas duket gjithnjë e më larg Milanit. Agjenti i futbollistit Mino Raiola më shumë sesa për t’i rinovuar kontratën në skadencë në verën e këtij viti me kuqezinjtë po punon për t’i gjetur një sistemim të ri portierit 22-vjeçar. Mediat spanjolle dhe më konkretisht gazeta madrilène AS shkruan se Raiola sëfundmi ia ka ofruar Donnarummën drejtuesve të Barcelonës, të cilët në merkaton e kësaj vere janë të prirur të gjejnë lojtarë cilësorë që mund të transferohen në Camp Nou me parametër zero dhe pas dyshes Sergio Aguero-Eric Garcia, gardiani i Milanit mund të jetë i treti në këtë listë.

Në fakt Barça e ka portierin titullar dhe ai është gjermani Marc Andre Ter Stegen por nuk përjashtohet mundësia që ky i fundit të largohet pasi ka kërkesa nga Anglia për t’i bërë vend Donnarummës, aq më tepër që shitja e Ter Stegen do të sillte të ardhura në skuadër dhe gjermani do të zëndësohej nga një portier i ri dhe akoma me më shumë prespektivë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim por vështirë se 22-vjeçari do të qëndrojë te Milani pasi diferenca me kërkesës së Donnarummës për kontratën e re dhe ofertës së Maldinit dhe Massarës është e madhe. Raiola kërkon minimalisht 10 milionë euro në sezon për klientin e tij, ndërkohë që Milani nuk ofron më shumë se 7 milionë euro, kështu që e ardhmja e tij me shumë gjasa do të jetë larg Milanos ndërkohë që për Donnarumman nuk mungojnë as pretendentët nga Italia dhe Anglia.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency