Roamel shpallet kampion i Sunday League Albania
Roamel është ekipi fitues i kampionatit “Sunday League Albania” për sezonin 2020-2021, pasi mundi skuadrën e Prestige me rezultatin 3-4 me penallti.
Në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Football Republic” skuadrat dhuruan mjaft emocione, duke krijuar disa herë raste të arta për gol, por ishin të pafata, duke e mbyllur kohën e rregullt në barazim pa gola.
Ky kampionat, që luhet me 9 lojtarë e që prej këtij edicioni është bërë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë mjaft i suksesshëm, duke sjellë emocione, garë të drejtë dhe shumë gola në futbollin amator.



