Lajme

Progni dhe Kolici firmosin rinovimin e kontratës me Gjilanin

Gjilani rinovon marrëveshjen me dy lojtarë me shumë përvojë, të cilët kanë rezultuar shtylla e ekipit sezonet e fundit. “Skifterët” kanë nënshkruar për një sezon tjetër me Gerhard Prognin, ndërsa portieri Enea Kolici do të jetë i lidhur me këtë skuadër deri në verë qershor të vitit 2023.

Kujtojmë që sulmuesi 34-vjeçar gjatë sezonit të fundit ka realizuar 9 gola në Superligë, disa prej të cilëve nëpërmjet goditjeje të lira.

Progni dhe Kolici janë lojtarë që kanë spikatur gjatë karrierë së tyre në Kategorinë Superiore, në Shqipëri. Falë përvojës së tyre janë dalluar edhe në Kosovë, arsye që i ka shtyrë drejtuesit e Gjilanit t’u ofrojnë rinovimin e kontratës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency