Kategoria Superiore

Brdaric: E gjithë Shkodra, sytë te ne, mendoj për fitoren jo për numrin e golave

Tomas Brdaric beson ende te mrekullia në javën e fundit të kampionati. Trajneri i Vllaznisë, gjithsesi, nuk mendon për numrin e golave që skuadra e tij mund t’i shënojë Laçit, por thjesht për fitoren.

“Ndaj Laçit është ndeshja finale e sezonit. Është java e fundit, për ne është si një ndeshje tjetër. Jemi komplet të fokusuar në këtë ndeshje. Do të jetë betejë në të gjitha fushat e Superiores. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë. Kur takimi të përfundojë, do shikojmë rivalët dhe të bëjmë llogaritë për sezonin. Për sa kohë sezoni nuk pa përfunduar, na lejoni të fokusohemi te kjo ndeshje. Është e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë Shkodrën. I gjithë qyteti do t’i ketë sytë te ne. Kemi arritur objektiva, pjesëmarrjen në Europë.”

Taktika ndaj Laçit: “Nuk duhet të futemi në fushë, me idenë sa gola do të shënojmë por me idenë si do ta ftojmë ndeshjen. Laçi është një skuadër e fortë dhe ka një trajner të mirë. Të futemi në fushë për të luajtur futboll.”

Biseda me Martinin: “Ajo e Martinit ishte një skemë që më takoi. E quajnë titullin të fituar. Të shikojmë çfarë do të ndodhë.”

E ardhmja: “Të përqendrohemi te ndeshja më mirë. Vllaznia është në proces shitjeje dhe pronarët e rinj do të vendosin për të ardhmen. Të shikojmë çfarë do të ndodhë. Duhet të shikojmë gjërat pozitive nga ky sezon, pas këtyre ndeshjeve mund të flasim”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency