Kategoria Superiore

Hoxhaj: Laçi nuk pëson shumë, por besojmë te titulli,tifozët pengu i madh!

Sëbashku me trajnerin Thomas Brdaric, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Laçit ishte edhe sulmuesi i shkodranëve Ardit Hoxhaj i cili ka spikatur në këtë sezon me golat e tij duke rigjetur veten te kuqeblutë. Hoxhaj nënvizoi se Laçi nuk pëson shumë gola, por te Vllaznia do të bëjnë maksimumin për ta fituar sfidën, ndërkohë që nënvizoi se ka besim se Apolonia do të luajë drejt përballë Teutës.

“Në fund ndeshjet janë shumë të vështira për shkak të ngjeshjes së kalendarit. Po e menaxhojmë shumë mirë, kemi lojtarë që mund të bëjnë mirë nga stoli. Po e shijojmë dhe po bëjmë mirë, jemi në garë për të gjitha trofetë. Të fokusohemi përpara, kemi dy ndeshje shumë të vështira dhe do bëjmë maksimumin. Ky është sezoni im më i mirë në karrierë, e them me plot gojën. Do fokusohemi te ndeshja jonë, ta fitojmë de më pas shohim ndeshjet e tjera”.

“Pengu im më i madh është mos prania e tifozëve, qaj mungesën e tyre më shumë se rastet e humbura. Do na ndihmonin shumë nëse do ishin me ne në stadium. Ne na duhet një fitore me shumë gola, por Laçi nuk është ekip, që pëson shumë. Ne do bëjmë maksimumin, fillimisht ta fitojmë këtë ndeshje, të mos kalojmë në eufori. Nuk e mendoj finalen e Kupës, kemi kohë për ta përgatitur. Mendoj se në Durrës do luhet ndeshje e ndershme, siç e ka thaksuar presidenti i Apolonisë”, tha Hoxhaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency