Kategoria Superiore

Martini: Më shijon shumë ky titull, të ardhmen e vendosim më vonë

Pas Kupës së Shqipërisë dhe SuperKupës sezonin e kaluar, Edi Martini fiton edhe titullin kampion me Teutën, teksa në përfundim të ndeshjes me Apoloninë nuk i fsheh emocionet edhe në intervistën e dhënë për Supersport.

Si ndjeheni pas një arritjeje të tillë?
Në minutat e fundit më është dukur vetja sikur kam qenë i intubuar te Shefqet Ndroqi. Ka qenë një kampionat i vështirë, por jam i lumtur që e kurorëzuam me titullin kampion. Pas çdo humbje ose barazimi zhgënjyes, në ndeshjen e ardhshme kemi triumfuar. Kjo është një forcë karakteri, pasi kemi eksperiencë në ekip. Ne dhe Vllaznia kemi qenë ekipet më shumë se një familje, shumë të lidhur. Kemi parë njëri-tjetrin në sy dhe këta djem janë kampionë, dhe e meritojnë.

Ju gëzon fakti që edhe Bregu u shpall golashënues?
Kjo është kënaqësi edhe më e madhe. Na ka fituar ndeshjet dhe ka qenë protagonist për skuadrën.

Cili është pengu juaj për këtë sezon?
Kanë qenë disa, pasi ky ka qenë një kampionat i çmendur. Pas ndeshjes në Kupë me Skënderbeun, në ato momente kishim ndeshje direkte dhe na dukej e pamundur fitorja. Mezi i prisja ato 3 ditë. Ndeshja me Tiranën dhe Partizanin gjithashtu kanë qenë të vështira. Ky titull më shijon shumë.

Si do të ktheheni në Shkodër?
Mezi po pres të shkoj në Shkodër dhe të jem në stadium, ku shpresoj të fitojnë Kupën. Jam një tifoz i tyre.

Keni fituar gjithçka me Teutën, por a keni marrë ofertë për të ardhmen?
Nuk më ka shkuar mendja për të folur për këtë. Jam krenar për punën që kemi bërë me ekipin, për punën e bërë. Kam nevojë për pak relaks.

Ju trembi goli i Mihanës?
Kisha frikë aty. Më bëri përshtypje, sepse Kokëdhima, kishte bërë mbledhje-zbritje me ekipin. Kishin bërë mbledhje, sikur nuk i kishin 35 javë për të bërë mbledhje. Unë e dija se do e fitonim ndeshjen, por na duhej më shumë se një gol. Nëse nuk do ishte karikimi i Kokëdhimës. Kishim informata se kishin bërë mbledhjen, duhet të bënin maksimumin për Shkodrën. Kokëdhima e do shumë Shkodrën. Është normale të vish dhe të luash këtu futboll, unë i them atij faleminderit sepse na karikoi.

Kujt ia dedikoni titullin?
Familja ime është ajo që më ka dhënë suportin. Nusja, fëmijët, nëna dhe babai im e kishin mendjen gjithmonë këtu. Tifozëve të Durrësit që më kanë respektuar gjithmonë. Dy kupat që fituam dhe titullin, nuk mund të kishin më shumë rëndësi se sa për këtë qytet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency