Kategoria Superiore

Emiliano Vila: Ky titulli më i veçantë, ia dedikoj babait që nuk jeton

Emiljano Vila ishte një nga protagonistët e suksesit të Teutës këtë sezon në Kategorinë Superiore. Mesfushori veteran shfrytëzoi gjithë eksperiencën e grumbulluar gjatë karrierës së tij, duke u shfaqur gjithmonë një nga pikat më të forta të durrsakëve në fushën e lojës.

Pas festës së titullit, Vila u ndal për mikrofonin e Supersport, ku shprehu gjithë gëzimin që fitoi kampionatin me skuadrën e qytetit ku është rritur dhe pranoi se dëshiron të tjerë suksese me fanellën e Teutës.

“Kam dalë kampion me Dinamon dhe Skënderbeun, por ky është një titull i veçantë sepse vjen pas 27 viteve. Është më i veçanti sepse jam rritur këtu, kam dalë nga akademia e kësaj skuadre. Që në ndeshjen me Partizanin na kanë kërkuar shumë titullin. Janë 27 vite pritje, nuk janë pak. Është një titull deri në sekondat e fundit. Para 1 viti, unë humba babanë tim, pasi kisha dëshirë të ishte këtu. Ma ka kërkuar për një vit që ta merrja titullin me ekipin e Teutës, por ai më shikon nga lart dhe jam i lumtur që e arrita këtë sukses. Oreksi vjen duke ngrënë, por Teutës dhe Hasanbelliut i kishte munguar ky trofe, pasi ka kontribuar shumë për këtë klub”, u shpreh Vila.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency