Interi “humb” garën për Allegrin, alternativa janë Fonseca, Stankovic…
Me epokën “Conte” të mbyllur, Interi tani është plotësisht i përqendruar për gjetjen e një trajneri të ri për t’i besuar stolin. Një impenjim delikat për drejtuesit zikaltër, që mund nuk mund t’i lejojnë vetes të humbjen e kohës, duke qenë se emri i vetëm në tryezën e Giuseppe Marottas ishte, për momentin, Massimiliano Allegri. Mirëpo trajneri nga Livorno ka vendosur te shkojë tek Juvja.
Plani i famshëm B, për momentin, nuk ekziston, sepse Marotta kishte menduar të luante çdo kartë për të bindur Allegrin. Alternativat janë të pakta, sepse Marotta gjatë karrierës së tij gjithmonë ka treguar se dëshiron të mbështetet në një profil Italian. Maurizio Sarri mbetet thjesht sugjerim, skuadra nuk duket e përshtatshme për lojën e tij, kuptohet pa ndërhyrje në merkato. Është ofruar Paulo Fonseca, Sergio Conceiçao përmendet si një ish-lojtar i Interit, ndërsa tifozët propozojnë Dejan Stankovicin. Në sfond është edhe Sinisa Mihajlovic.



