Merkato

Shkurt/ Eintrachti me trajner të ri, Lyoni gati të kthejë Dembelenë

Eintracht Frankfurti ka gjetur “timonierin” e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit kanë emëruar Oliver Glasner si trajnerin e ri i cili firmosi deri në vitin 2024 me klubin gjerman. 46-vjeçari është një njohje e vjetër në Bundesligë, pasi ka drejtuar më parë Wolfsburgun dhe Laskun në Austri, teksa do t’i besohet skuadra në vend të Adi Hutter i cili preferoi të shkonte te Borussia e M’Gladbachut. Eintracht këtë sezon ishte shumë pranë kualifikimit në Champions, por dështoi në 3 javët e fundit dhe në fund u kënaq me një vend në Europa League.

 

Steven Bergwijn ishte një nga blerjet më të rëndësishme të Mourinhos te Tottenhem, që shpenzoi 30 mln euro për lojtarin, që në fakt ka zhgënjyer këtë sezon. 23-vjeçari shënoi vetëm 1 gol dhe kontribuoi me 7 asiste në 1838 minuta të luajtura dhe sipas drejtuesve nuk ka dhënë atë që pritej. Sulmuesi holandez duket se ka admirues jashtë Premier Leage-s, teksa është Sevilla që dëshiron ta kthejë në goditjen më të rëndësishme të verës dhe për t’ia arritur, Monchi fillimisht duhet të shesë disa lojtarë e më pas të bëjë ofertën për Tottenham

Lyoni bëhet gati të mirëpresë sërish Moussa Dembelenë. Sulmuesi francez është në huazim me të drejtë blerjeje nga Atl. Madridi dhe kjo e fundit nuk kanë dëshirë për të shpenzuar 30 mln euro për kartonin e tij. 24-vjeçari do të rikthehet te Lyoni dhe drejtori sportiv, Juninho, është gati ta mirëpresë, teksa u shpreh se me një lojtar si ai skuadra nuk do të ketë nevojë për përforcime në repartin e avancuar, edhe pse Depay u largua me parametër zero.

Sergio Conceicao nuk do të vijë në Serinë A por do të bëhet trajneri më i paguar në Portugali. 45-vjeçari ishte një hap larg akordit me Napolin, por moskualifikimi në Champions League zhbëri gjithçka dhe tani për të mbetet sërish Porto. Me klubin portugez, Conceicao është në ditët e fundit të kontratës, por drejtuesit janë hedhur në sulm dhe kanë arritur akordin për rinovimin e saj për 2 sezone të tjera me pagë të përmirësuar. Objektivi për Porton është të rikthehet te titulli kampion pas vendit të dytë këtë vit në renditje, me trofenë që shkoi te Sportingu i Lisbonës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency