Serie A

Juventus zyrtarizon shkarkimin e Pirlos dhe i uron mirëseardhjen Allegrit

Ditë mjaft e rëndësishme në kampin e Juventusit, që ashtu siç flitej prej javësh, ka zyrtarizuar edhe ndryshimin e bujshëm në pankinë, duke njoftuar fillimisht shkarkimin e Andrea Pirlos dhe më pas emërimin e Massimiliano Allegrit.

Ky i fundit ka fituar 5 tituj kampionë me klubin bardhezi gjatë periudhës 2014-2019 që ka qenë në krye të pankinës juventine, teksa dy herë ka shkuar edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Mirësevjen Max. Allegri rikthehet në krye të një pankine që e njeh shumë mirë dhe ku e duan dhe i do, për të nisur një tjetër rrugëtim, drejt objektivave të rinj. Jemi gati të rinisemi me Allegrin dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit bardhezi.

Massimiliano Allegri ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin bardhezi, ku do të përfitojë një pagë prej rreth 9 milionë eurosh, ose dy më tepër sesa ka përfituar par ase të largohej nga Torino në 2019-ën.

Ndërkohë më herët klubi bardhezi lëshoi një tjetër deklaratë, ku falënderoi Andrea Pirlon për punën e bërë gjatë këtij sezoni dhe i uroi shumë fat për të ardhmen e tij në karrierën e tij si trajner.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency