Kupa e Shqipërisë

Voltana Ademi, thirrje autoriteteve: Lejoni tifozët në finale!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje autoriteteve të lejojnë praninë e tifozëve në stadiumin “Air Albania” me rastin e finales së Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia. Sipas Ademit, duke parë që situata globale e pandemisë është përmirësuar ndjeshëm, tifozët duhet të lejohen në stadium, sigurisht duke respektua rregullat anti-COVID.
“Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania”, ekipi ynë i zemrës, Vllaznia, ndeshet përballë Skënderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.
Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skënderbeu.
Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdha!
Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër u bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesëmarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadiumit “Air Albania”!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency