Lajme

Mehmeti: Krenar që do luaj për Shqipërinë, ja pozicioni im i preferuar

Anis Mehmeti, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet jashtë vendit, me skuadrën e Wycombe në Angli, u shfaq sot në krah të Ismailgecit në konferencën për shtyp nga komplekti Tropikal, ku Shqipëria U21 është e grumbulluar.

Ai nuk e fshehu kënaqësinë e të qenit pjesë e Shpresave kuqezi dhe zbuloi rolin e tij të preferuar në fushë, teksa tha se shpreson që sa më shpejt të bëhet titullar i padiskutueshëm i Wycombes.

Ftesa nga Kombëtarja – Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës.

Pozicioni në fushë – Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori.

Objektivi personal – Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam konsultuar dhe për tani është Wycombe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency