Vendos një penallti, Anglia mposht minimalisht edhe Rumaninë!
Ashtu si ndaj Austrisë, Anglia tregohet minimaliste edhe në miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve për kampionatin Europian Euro 2020 që pritet të startojë pas pak ditësh. Në Riverside Stadium në Middlesborough skuadra e Gareth Southgate mposhti 1-0 Rumaninë në një ndeshje që u vendos nga një gol me penallti i Marcus Rashford në minutën e 65-të. Tre luanët kishin mundësinë të dyfishonin shifrat me kapitenin e Liverpoolit Jordan Henderson i cili u rikthye në këtë sfidë pas një dëmtimi të gjatë me anë të një tjetër penalltie në minutën e 78-të, por goditja e tij u ndal nga portieri i rumunëve Nita, një penallti të cilën Henderson e ekzekutoi pa lejen e trajnerit Southgate teksa i mori topin nga duart sulmuesit të Everton . Kjo ishte miqësorja e fundit për Anglinë para debutimit në Euro 2020 që do të vijë në datën 13 qershor ndaj nënkampionëve të botës Kroacisë, me skuadrën e Southgate që do të kërkojë të hakmerret ndaj përfaqësueses ballkanase për eliminimin në fazën gjysmëfinale të Botërorit të Rusisë.



