Një shqiptar kampion i Europës me Gjermaninë U-21
Gjermania U-21, kampione e Europës për të tretë në histori, pas sukseseve në turnetë e viteve 2007 dhe 2009. “Panzerat” 21-vjeçare triumfuan 1-0 ndaj Portugalisë në finale e zhvilluar në “Stadion Stožice” të kryeqytetit të Sllovenisë, Ljubljanë.
Pjesa e parë ishte përgjithësisht e ekuilibrur dhe më raste shënimi, pasi të dyja skuadrat ishin vendosur mirë, duke mos i lejuar hapësira kundërshtarit. Rastin e parë të rrezikshëm e krijuan gjermanët pas një çerek ore lojë, me goditjen e fortë të Wirtz që stampohet në traversë.
Rastin e madh për të kaluar në epërsi luzitanët e patën në shtesën e pjesës së parë me Vitinhan, që dështoi për ta çuar topin në rrjetë pasi kishte shmangur edhe portierin Dahmen.
Për të zhbllokuar këtë finale mendoi Nmecha, i shërbyer nga Baku në fillim të pjesës së dytë, finalizim që mjaftoi për të përcaktuar fituesin, pasi në minutat më vazhdim, pavarësisht ndryshimeve të shumta dhe lojës sulmuese të Portugalisë, rezultati nuk ndryshoi më, falë një mbrojtjeje solide të Gjermanisë, në radhët e së cilës dha kontribut në këtë finale si pjesë e formacionit titullar futbollistë me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, pjesë e Salzburgut në Austri.




