Ligue 1

Qëndrimi i Mbappe, një nga kushtet e rinovimit të Neymar me PSG!

Emri i Kylian Mbappe, është shumë i përfolur kohët e fundit për interesimin e klubeve të tjera të mëdha në drejtim të tij. U bë publike që Florentino Perez, numri një i Realit Madritit, kërkonte të transferonte yllin francez në ekipin e tij.Gjithsesi Al Khelaifi jo vetëm Perez-it, por kujtdo ja preu dëshirat në mes duke lajmëruar që Mbappe nuk është në shitje për askënd. Përveç presidentit të Parisit edhe një nga yjet e futbollit botëror që gjithashtu eshte pjesë e ekipit të Paris-it, Neymar Jr nuk e lejon shitjen e Kylian Mbappe. Futbollisti brazilian kur rinovoi kontratën e tij me klubin francez,kushti kryesor për rinovimin e marrëveshjes së tij, ishte që Mbappe të vazhdonte me PSG-në.

Sulmuesi 29-vjecar është i shqetësuar që të mos mbetetvetëm si pika kryesore e referencës te Paris Saint-Germain dhe në marrëveshjen e tij të fundit te rinovimit u percaktua që një nga kushtet të ishte që Kylian Mbappé të qëndronte në klubin e Ligue 1 sezonin e ardhshëm. Me këtë marrëveshje, brazilianin do ta shohim të luajë në Parc des Princes deri në vitin 2025.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency