Eksperiencë e re në Rusi për Diego Laxalt!
Një eksperiencë në Rusi duke në horizont për Diego Laxalt, pasi klubi i Dinamo Moscow është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Milanin që zotëron kartonin e futbollistit. Klubi rus duket se ka mposhtur konkurencën e klubeve si Porto e Besiktas që kanë shfaqur interes për mbrojtësin anësor, i cili sapo është kthyer nga Celtic, ku luajti në formë huazimi. Kartoni i uruguajanit vlerësohet 3.5 milionë euro, shumë mëse e përballueshme për të gjitha klubet, por duket se preferenca e 28-vjeçarit është t’i bashkohet rusëve të Dinamo Moscow, të cilët janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Milanin.



