Merkato

Cagliari “shfryn” organikën e Interit, merr brazilianin Dalbert

Skuadra e Cagliarit blindon krahun e majtë të mesfushës, pasi ka arritur të transferojë nga Interi brazilianin Dalbert. Klubi sard përdor rreshtimin 3-5-2, të cilin Dalbert e njeh mjaft mirë, pasi ka luajtur dy sezone më parë te Fiorentina.

Futbollisti, për të cilin Interi pagoi më shumë se 20 milionë euro 4 vite më parë, nuk ia doli të bindë Simone Inzaghin për të qëndruar në Milano dhe paketoi valixhet me destinacion Sardenjën, ku do të qëndrojë në huazim për një sezon.

Ndërkohë, mediat italiane bëjnë me dije se klubi i Cagliarit ka ruajtur të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit për një shifër prej 7 milionë eurosh, gjithmonë nëse Dalbert do t’ia dalë të bindë trajnerin Semplici.

Ky është vetëm operacioni i radhës në aksin Milano-Sardenja, pasi në ditët e ardhshme edhe belgu Radja Nainggolan pritet t’i bashkohet Cagliarit, ndërsa rrugën e kundërt mund të bëjë uruguaiani Nahitan Nandez, i cili është një objektiv i Interit për këtë sezon merkatoje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency